Vështirë se viti 2019 do të jetë një vit i ekonomisë, megjithëse qeveria e ka paralajmëruar këtë me pompozitet, thotë për Alsat profesori dhe kryetar i ASHAM-it, Taki Fiti. Sipas tij, në kushte të paqëndrueshmërisë politike, aferave të korrupsionit, siç është rasti Reket, biznesmenët e kanë të vështirë të vendosin të investojnë, ndërsa ekonomia po përjeton nivele të ulëta dhe madje negative të rritjes. Për më tepër në këtë ndikon edhe pasiguria e marrjes së datës për negociatat me BE-në.

Qeveria e ka deklaruar ekonominë si përparësi, por gjërat po shkojnë me vështirësi sepse kur ekziston një pasiguri e tillë, vetë investitorët dhe kompanitë presin se çfarë do të ndodhë. Pasiguri, zhgënjimi, atëherë kompanitë private ngurojnë të investojnë. Shteti po përpiqet të investojë sa më shumë në investime kapitale. Por edhe ata nuk po shkojnë mirë, nuk realizohen sa duhet. Edhe këtu ka probleme serioze- tha Taki Fiti – Profesor Universitar.

Me vlerësimet e këtilla pajtohen edhe ekspertë tjerë në fushën ekonomike.

Është e vërtetë që trazirat e tillë politike gjithmonë kanë pasur efekt dekurajues në investimet e sektorit privat. Por, gjithashtu varet nga horizonti kohor për zgjidhjen e situatave të tilla. Sa më gjatë të zgjasë, aq më e madhe është pasiguria dhe kjo është negative… – pohoi Vladimir Filipovski-profesor universitar.

Kryetari i ASHAM, Taki Fiti, shton se një situatë e tillë të paktën në planin afatmesëm kufizon mundësitë për rritje dhe zhvillim më të shpejtë ekonomik, dhe sipas tij, Maqedonisë i duhen ritme të rritjes midis 4 dhe 5% për një periudhë disa vjeçare. Këto qëndrime u shprehën në Ohër në lansimin e librit të Profesor Fiti mbi rolin e politikës fiskale dhe monetare në stabilizimin e ekonomive.
Miki Trajkoski 

 

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...