Importet dhe eksportet kineze kanë rezultuar më mirë se sa pritej në muajin tetor, sipas të dhënave të lëshuara nga departamenti doganor kinez, pavarësisht faktit se vendi po përjeton një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, theksoi shtypi vendas.

Eksportet kineze u rritën me 15,6% në tetor krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke arritur në 217,28 miliardë dollarë, sipas të dhënave të qeverisë.

Importet  ndërkohë janë rritur me 21,4% në 183,27 miliardë dollarë.

Loading...

Shpërndaj me