Biznesi ende ka probleme të mëdha me administratën dhe politikën. Vitin e kaluar, inspektorët medoemos kanë dashur të gjejnë parregullsi te ndërmarrjet që t’i dënojnë. Megjithatë, e mira është se më pak kanë dënuar, ndërsa më shumë kanë shprehur vërejtje. Përveç kësaj, 518 ndërmarrjet e anketuara në projektin e USAID-it, kanë cekur edhe se nevojiten reforma urgjente për uljen e ekonomisë gri dhe korrupsionit. Është i domosdoshëm edhe një sistem efikas gjyqësor, sistem transparent dhe i parashikueshëm tatimor.

Në mesin e rekomandimeve që vitin e kaluar i kanë dërguar në Qeveri janë edhe përmirësimi i efikasitetit të administratës tatimore, zbatimi më i shpejtë i procedurave doganore dhe sistemi transparent i furnizimeve publike. Nga USAID-i shprehen se me ndryshime në disa prej ligjeve ka përmirësim të disa sektorëve të caktuar dhe të klimës së biznesit.

Ligji i ri për praktikant dhe për mbikëqyrje inspektuese dhe për furnizime publike të përpiluara në bazë të rekomandimeve të bashkësisë së biznesit janë vetëm pjesë e ligjeve me të cilat është treguar se kur sektori publik është i hapur për rekomandimet nga biznesi atëherë mjedisi rregullator bëhet mbështetja më e madhe e sektorit privat – deklaroi Greçen Birkl, USAID Maqedoni.

Biznesmenët shprehen se vitin e kaluar ka pasur përmirësim të rregullativës juridike te furnizimet publike dhe te procedurat tatimore, por përkeqësim të rregullativës në ndërtimtarinë dhe procedurat doganore. 62% e kompanive konsiderojnë se shteti nuk e mbështet sa duhet biznesin përmes rregullativës. Odat vitin e kaluar kanë dorëzuar 38 rekomandime në Qeveri për përmirësimin e rregullativës.

Aleksandra Spasevska

Loading...

Shpërndaj me