Egjipti ka hapur për publikun dy nga piramidat më të vjetra të tij, të vendosura rreth 40 kilometra në jug të Kajros, për herë të parë që nga viti 1965.

Ato janë të vendosura në nekropolin e Dahshurit, që është pjesë e nekropolit të Menfit, një rrjet i trashëgimisë së UNESCO-s.

E ashtuquajtura piramida romboide, e cila është ndërtuar gjatë mbretërimit të faraonit Snefru, rreth vitit 2 600 p.e.s, është unike për llojin pasi ka dy struktura të brendshme.

Ministri egjiptian i Antikiteteve, Khaled el Anany shpjegoi se ajo përfaqëson një formë tranzicioni midis piramidës Djoser (2667-2648 para Krishtit) dhe piramidës Meidum (2 600 vjet para Krishtit).

Për më tepër, arkeologët egjiptianë kanë zbuluar një koleksion gurësh, balte dhe sarkofagësh prej druri si dhe disa mumie në zonë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...