Edoardo Reja, i njohur dhe si Edi Reja, është trajneri i ri i ekipit kombëtar të futbollit shqiptar. Italiani ka rënë dakord për afatin kohor të kontratës dhe shumën financiare që do të marrë në bashkëpunimin me FSHF-në. Burime të sigurta të RTV Ora në Shqipëri thonë se zyrtarizimi i teknikut është vetëm çështje orësh. Reja vizitoi kohë më parë Shkodrën për të parë nga afër ndeshjen eliminatore të kampionatit evropian, Shqipëri –Turqi, dhe pati një takim kokë më kokë me presidentin e Federatës Shqiptare, Aramando Duka.

Madje presidenti i Federatës Shqiptare dhe trajneri kanë pasur një takim të dytë në Itali, ku Reja ka marrë një listë të lojtarëve të ekipit kombëtar në 3 vitet e fundit , por edhe emrat e U21.

Reja ne karrierën e tij ka një eksperiencë të madhe, ai ka drejtuar 24 klube të rëndësishme, mes tyre: Lacion, Napolin, Atalantën, Bolonjën, Xhenovën, Kaliarin.

Loading...

Shpërndaj me