Edi Reja do të jetë trajneri i ri i Shqipërisë, duke vazhduar dinastinë italiane të De Biasit dhe Panuçit. Ish-tekniku i Atalantas, Lazios dhe Napolit ka rënë dakord me Armand Dukën, kreun e FSHF-së, dhe ditën e mërkurë do të jetë në Shqipëri edhe për prezantimin e tij. Kontrata e tij parashikon një rrogë pak më të lartë se ajo e Kristian Panuçit, por jo ndonjë ekzagjerim (22-23 mijë euro në muaj). Megjithatë, lajmi i fundit që vjen nga Italia, sipas “Ginaluca di Marzios”, ka të bëjë me ndihmës trajnerin dhe bashkëpunëtorin e Rejas. Alesandro Kalori kishte bërë gati valixhet, por Ternana, klubi që ende e ka nën kontratë, edhe pse e ka shkarkuar, nuk i ka dhënë “dritën jeshile”. Kështu, Reja do të vijë vetëm, në pritje të shohë nëse Kalori lirohet ose, të opsionojë për dikë tjetër, duke mbajtur fillimisht Ervin Bulkun si ndihmës.

Loading...

Shpërndaj me