Një ditë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt, dhe heshtjes së gjatë nga Edi Rama, ky i fundit më në fund ka reaguar në Twitter.

Pa përmendur emrin e Haradinajt, Rama thotë se këto thirrje në Hagë janë sfida e radhës e betejës së pasluftës në Kosovë.

“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK,janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”, shkruan Rama.

Vlen të theksohet se Rama e Haradinaj kanë pasur një përplasje gjatë Samitit të Berlinit dhe kjo i ka prishur raportet e dy liderëve.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...