Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur sot për fluturimet Prishtinë-Beograd, ndërsa ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës në largim Ramush Haradinaj, duke pohuar se “shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap”.

“Që siç tha Sekretari i NATO-s është, një hap i rëndësishëm për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Rama në Twitter.

Postimi i Ramës në Twitter:

E përshëndes me kënaqësi marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd, që siç tha Sekretari i NATO-s është “një hap i rëndësishëm për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor”. Ka ende shumë hapa për të bërë me vizion e kurajo në atë rrugë! Shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap. Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...