Pas katër vitesh mungesë në muzikë, këngëtarja e famshme Rihanna do të sjellë albumin e saj të ri. Albumi do të titullohet “R9” dhe pritet t jetë një sukses i vërtetë, ndërsa fansat po presin me padurim lançimin e tij.

Për njërën prej këngëve në albumin e ri, Rihanna ka ftuar në bashkëpunim këngëtarin e njohur Shaggy.

Mirëpo, vetë këngëtari ka treguar se e ka refuzuar ftesën e RiRi-t dhe arsyeja na habiti!

Shaggy ka treguar se e ka refuzuar këngëtaren, pasi ishte i ftuar të merrte pjesë në audicione. Kështu, ai e humbi mundësinë për të bërë një bashkëpunim me Rihanna-n.

“Ka njerëz shumë të mrekullueshëm të involvuar në albumin ri, po për vete nuk mendoja se kisha nevojë të merrja pjesë në audicione. Po ja lë këtë djemve më të rinj.”- është shprehur këngëtari

Loading...

Shpërndaj me

Loading...