Liga e Kampionëve me sfidat e 1/8 së finales do të shtojë edhe një trofe. Bëht fjalë për trofeun e lojtarit të ndeshjesi, i cili do t’i jepet lojtarit më të mirë të ndeshjes. Ky stimul i ri , do të shpërblejë futbollistin më të mirë, bazuar në “rolin e tij në momentet vendimtare, pjekurinë taktike, krijimtarinë dhe frymëzimin, aftësi të jashtëzakonshme dhe lojë e ndershme”. Nëntë vëzhgues teknikë të UEFA-s do të vlerësojnë dhe vendosin se cili e meriton çmimin në çdo ndeshje. Këta janë nëntë vëzhguesit teknikë të UEFA-s, shumë prej tyre ish-lojtarë të shkëlqyer, që kanë treguar nivel të lartë në garën madhore europiane për klubet: Aitor Karanka, Roberto Martínez, Gines Melendez, Pakie Boner, Kosmin Kontra, Robi Kin, Fil Nevill, Uilli Rutensteiner dhe Garet Southgejt.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...