Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në relin “Dakar 2020”. Pas aksidentit me pasojë vdekjen e portugezit Paulo Goncalves, sot një tjetër pilot i garave me motorë është në gjendje të rëndë. Bëhet fjalë për 48-vjeçarin holandez të skuadrës “KTM”, Edvin Straver, i cili aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën, në një spital në Riyad. Piloti është rrëzuar dhe ka pësuar një atak kardiak. Straver është në pjesëmarrjen e tretë në relin “Dakar” dhe garon në kategorinë e pilotëve motoçiklistë, pa asistencë. Vitin e kaluar u shpall fitues në kategorinë e tij, ndërsa këtë vit ndodhet në vendin e 38-të.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...