Pas Ferrarit edhe makina MekLaren i ka mbyllur derën një rikthimi të mundshëm të pilotit spanjoll Fernando Alonso, vitin e ardhshëm në Formula 1. Makina britanike ka konfirmuar se britaniku Lando Norris (19 vjeç) dhe spanjolli Karlos Sainz (24 vjeç) do të jenë pilotët e McLaren edhe vitin 2020.

Duke parë rezultatet e mira që Lando dhe Karlos kanë arritur këtë sezon, ne u ulëm dhe biseduam me ta në lidhje me të ardhmen e MekLaren. Vendosëm që ky bashkëpunim mes MekLarenit dhe dy pilotëve të vazhdojë edhe sezonin tjetër”, tha Zak Braun, drejtori sportiv i makinës britanike.

MekLaren ndodhet në vendin e katërt të renditjes së makinave me 52 pikë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...