Kompanitë vendore të biznesit të naftës edhe këtë javë do ti diktojnë çmimet, me të cilat do të shiten në pompat e benzinës. Dizeli dhe benzina pritet të shtrenjtohen, pasi çmimet në bursat botërore ditët e fundit kanë shënuar rritje. Lëvizja e çmimeve në bursat globale është vendimtare në përcaktimin e çmimit të ri të karburanteve në një kohë kur në Maqedoni në fuqi është tregu i liberalizuar. Por, nga Komisioni Rregullator i Energjetikës presin një qëndrim korrekt të tregtarëve të naftës, ashtu si shtatë ditë më parë kur dolën me çmime reale.

“Fitimi i tregtarëve të naftës ende nuk është përcaktuar. Rregullatori thotë se diferenca që do ta marrin do të jetë reale, e jo e madhe. Deri më tani, tregtarët e naftës kanë marrë 3 denarë për litër, dhe tani kërkojnë një rritje të dyfishtë të fitimit të tyre”.

Rregullatori informon se metodologjia e re është në përgatitjet e fundit, me të cilën do të përcaktohet çmimi i karburanteve. Tashmë nga e hëna e ardhshme, komisioni përsëri do të fillojë ta përcaktojë çmimin, por vetëm më të lartin, të cilin tregtarët nuk do të lejohet ta kalojnë. Ndryshimet në Ligjin e Energjetikës të premten e kaluan filtrin parlamentar, Presidenti Pendarovski e nënshkroi dekretin dhe mbetet publikimi në Gazetën Zyrtare. Ndryshe, dhjetë ditë më parë skadoi marrëveshja e dëmshme e vendit me OKTA-n, e cila zgjati 20 vjet. Gjatë gjithë asaj periudhe Maqedonia pagoi të ashtuquajturën diferencë fitimi prej 29 dollarëve, për çdo ton nafte të prodhuar, edhe pse rafineria OKTA nuk prodhoi për shtatë vjet, por vetëm shpërndau karburant. Me përjashtimin e kësaj norme, kishte shpresë se çmimi për qytetarët do të zvogëlohej ndjeshëm. Por, kjo nuk do të ndodhë, sepse modeli i ri i llogaritjes do të përfshijë kostot e tregtarëve të cilët nuk janë llogaritur deri më tani.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...