Ndotja e ajrit mund të ulet nëse qytetarët shfrytëzojnë më shumë transportin publik, por jo edhe autobus të vjetër, që shkaktojnë ndotje më të madhe se 10 vetura “Euro 5”. Kamera e Televizionit Alsat ka xhiruar disa autobusë transportues privat, të cilët përveç se janë të vjetër, mesa duket janë edhe në gjendje jo të mirë teknike, e si rezultat, tymosin dhe ndotin më shumë se sa që duhet.

Nga Qyteti i Shkupi, për qarkullimin e autobusëve të vjetër thonë se i kanë duart e lidhura për shkak të kontratës që ka nënshkruar ish-kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski. Kjo kontratë skadon pas dy viteve, ndërsa thonë se kushtet e kontratës së ardhshme do të jenë më rigoroze në luftimin e ndotjes. Zëdhënësi i Qytetit të Shkupit Valon Saliu thotë se më së voni deri në fillimin e vitit të ardhshëm, kryeqyteti do të pajiset me 35 autobus të ri me gaz, të cilët i plotësojnë standardet ekologjike.

Fatkeqësisht autobusët që janë blerë nga administrata e kaluar e Qytetit të Shkupit nuk janë aq kualitativ, siç e dini edhe ata ndotin, mirëpo për momentin gjendemi në një situatë të tillë e cila kërkon kohë më të gjatë për tu rregulluar. 01-21 “Qyteti i Shkupit është në fazën përfundimtare të blerjes së autobusëve të ri të cilët do funksionojnë me gaz. Procedura e tenderimit veç më ka mbaruar, brenda dy javëve të ardhshme do e kemi edhe fituesin dhe do të mësojmë më saktësisht se çfarë autobus do të jenë – deklaroi Valon Saliu, zëdhënës i Qytetit të Shkupit.

Nga organizata ekologjike “Eko svest” thonë se autobusët me djegie të dizelit, duhet doemos të zëvendësohen me autobus që përdorin tjetër burim energjie dhe që janë më ekologjik se këta aktual.

Transporti publik gjithmonë është i mirë se se transporti individual me automobil megjithatë, ne kemi autobus dizel që janë nën standardin “Eko3” dhe të njëjtit ndotin. Ndotin më pak se transporti individual megjithatë janë ndotës. Sa i përket kësaj çështje, do të ishte super nëse fillojmë të blejmë autobusë që ndoshta lëvizjen me anë të energjisë elektrike, apo ndonjë lëndë tjetër më ekologjike se dizeli. Kjo do të ishte shumë më mirë për ne dhe përfundimisht do të ulej ndotja – tha Elena Nikollovska, Eko Svet.

Sipas një studimi të publikuar nga shkencëtarë të “ResarchGate”, një autobus i vjetër ndotë më shumë se 28 autobus të ri. Sipas shkencëtarëve, grimcat PM-2.5 që janë shkaktar kryesor i sëmundjeve respiratorë dhe kardiovaskulare, burojnë pikërisht nga djegia e dizelit në motorët e vjetër pa standarde të larta ekologjike. Ndryshe ndotja në Shkup dhe qytete tjera nuk është vetëm si pasojë edhe autobusëve të tjerë, por edhe e ngrohjes së amvisërive gjatë dimrit, mungesës së qarkullimit të ajrit për shkak të ndërtimeve të larta si dhe faktorëve të tjerë.

Besian Leka

Loading...

Shpërndaj me

Loading...