Organizata joqeveritare EcoGuerilla ka kërkuar nga kryeministri Zoran Zaev, që ti merren kompetencat në fushën e urbanizmit dhe menaxhimit me mbeturina, kryetares së komunës së Tetovës Teuta Arifi. Shkak për këtë, siç theksojnë nga EcoGuerila  janë uzurpimet e shumta të hapësirave publike të gjelbra ku janë ndërtuar pallate, por edhe keq menaxhimi me mbeturinat dhe ndërmarrjen publike komunale, e cila edhe më tej, në mënyrë klasike detyron punëtorët e saj ti fshinë rrugët.

Tetovës përditë e më shumë i zvogëlohen edhe ato pak hapësira të gjelbra që kanë mbetur. Shembulli i fundit, siç mund ta shihni edhe në video është shkatërrimi dhe uzurpimi i hapësirave publike të gjelbra në qendër të qytetit, përgjatë rrugës Boris Kidriç. Deri sa parqet dhe hapësirat që janë pronë e të gjithë qytetarëve po betonohen, Komuna hesht dhe nuk ndërmerr asgjë për të parandaluar”- theksoi Arianit Xhaferi. EcoGuerilla../Alsat

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...