Kohët e fundit është raportuar për disa shembuj në të cilët shoferët e kamionëve u gjetën në një “rrugë të panjohur”, sepse ata ndoqën udhëzimet e navigacionit.

Dhe rasti i fundit, sipas medieve të huaja, është ai i ndodhur të premten herët në mëngjes në fshatin Aremberg në perëndim të Gjermanisë.

Një vozitës i një transportuesi të veturave me tetë vetura Ford Focus ndoqi navigacionin dhe bëri një gabim. Ai u pengua në një pasazh të ngushtë në fshat dhe kur u përpoq të kthehej mbrapa, shkaktoi një kaos.

Kështu, kamioni i ngarkuar me vetura kishte goditur shtëpitë, muret dhe shtyllat e ndriçimit. Në fshat, dëmtimi arriti në 10 mijë euro dhe transportuesi do të duhet të paguajë rreth 5,000 euro për dëmtimin e kamionit dhe veture Focus.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...