Së fundmi modelja e njohur Oriola Marashi po përflitet për lidhjen me futbollistin kosovar Eros Grezda dhe shkaku janë postimet e dyshes në rrjetet socale.

Pas pushimeve që bënë në Meksikë në fillim të vitit Oriola dhe Eros tashmë kanë vizituar një destinacion të ri. Ata ndodhen në Zagreb, Kroaci dhe ditët e karantinës po i kalojnë bashkë.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, çifti është për t’u pasur zili pasi këto ditë po i kalojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Tashmë ata nuk fshihen dhe nga fotoja që ka publikuar Eros në Instagram, pas tij shihet qartë edhe modelja shqiptare.

Fotoja e tij është bërë në një ashensor dhe Oriola duket në pasqyrë. Me dashje ose jo, Eros e ka publikuar foton si një mënyrë për të konfirmuar lidhjen.

Oriola është vënë re edhe nga komentuesit dhe komenti i Etrit Berishës na ra të gjithëve në sy.

“Babloki, prapaskena e dyshimtë”, shkruan ai në komentin e fotos.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...