Pas kërcënimeve të paralajmëruara, reperi nga Prishtina që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara, Viktor Palokaj, ka performuar në Gjilan të enjten pasmesnate.

Madje, koncerti i reperit që njihet me nofkën Unikkatil ka shkuar pa telashe ndonëse një rival i tij i vjetër në skenën e hip-hop muzikës shqiptare e paralajmëroi të mos perforomonte në Gjilan, qytetin e tij të lindjes.

Burim Osmani – Duda, ka dy ditë që ka dërguar paralajmërime në adresë të reperit dhe menaxherëve të tij që të mos shkonin në Gjilan. Duda ka kërcënuar edhe pronarët e lokalit të natës ku performoi të enjten Unikkatil.

E, Unikkatil i ka dërguar mesazh Dudës nga Gjilani. E ka ofenduar dhe i ka thënë që ai nuk mund t’i jap askujt leje për të shkuar në Gjilan.

“A po e doni Hysenin apo skrrajën. Është njëfar skrraje e k*** që ka thanë se mu më duhet leje m këndu këtu. Unë i thom skrrajës le ta merr lejen, le ta futë në b**”, i ka thënë Unikkatil, Dudës.

UnikkatiL i thot Dudes Lejen per me knu ngilan shtyje nboth !!Çfar mendim keni ?!

Publiée par Hip Hop Shqip sur Jeudi 8 août 2019

Loading...

Shpërndaj me

Loading...