Shanset që gjatë gjithë jetës suaj virtuale të keni folur me dikë që ka profil fallco janë të larta. Kjo sepse një pjesë e mirë e tyre duken llogari të vërteta, me njerëz të vërtet pas atij emri. Epo, gjërat s’janë siç duken prandaj herën tjetër, para se të flisni me dikë bëjini sytë katër.

Arsyeja pse shpesh profilet fallco mund të “funksionojnë” është sepse nuk duken si të tilla. Si ta kuptojmë që kemi të bëjmë me një të panjohur përtej atij profili?

Fillimisht, konsiderojeni një shenjë të kuqe nëse llogaria ka vetëm 1 ose 2 fotografi. Aq më tepër nëse sfondi i fotos është i bardhë. Me shumë gjasa, fotoja është e marrë nga interneti.

Nga ana tjetër, nëse profili i dikujt ju duket perfekt, kemi të bëjmë me diçka tjetër që s’shkon.

Duhet të dini që pas atij profili ndoshta nuk është një njeri specifik, por një program kompjuterik që e drejton. Këto llogari krijohen për të marrë të dhëna personale që më tej t’ju fusin në kurth duke “ju detyruar” të klikoni linke.

Nëse personi me të cilin po flisni, ju dërgon gjithnjë diku tjetër për të biseduar, (në një tjetër profil) me siguri është fallco dhe thjesht po përpiqet t’ju shesë diçka.

Testi i fundit që mund t’i bëni është t’i ftoni për një bisedë në FaceTime ose takim ballë për ballë. Nëse ju refuzojnë, largohuni sa më parë.

Sidoqoftë, për ta ruajtuar veten nga profile të tilla bëni mirë të mos klikoni në linke dosido që ju vijnë nga njerëz të cilët nuk i njihni personalisht.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...