Hakerë nga Rusia, Kina, Irani dhe Kore...
Institucionet qeveritare dhe kompanitë private në Spanjë gjithnjë e më shumë janë të ekspozuara ndaj sulmeve k...
Lexo më shumë...Një dyshe prankerash rusë imitojnë ish Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe telefonojnë e fusin në kurth politikanë dhe personalitete të njohura botërore.
Të njohur si Leksus dhe Vovan, Vladimir Kusnezov dhe Aleksej Stoljarov, e kanë kthyer Petro Poroshenkon në shënjestër të shakave të tyre dhe në kurth ka rënë, siç raportohet edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ata ia kanë dalë madje të telefonojnë edhe Senatorin tashmë të ndjerë, John McCain, të ngarkuarin e posaçëm për Ukrainën, Kurt Volker, ose edhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Nuk ka mundur të shpëtojë as Presidenti Francez, Emmanuel Macron apo ai turk, Recep Tayyip Erdogan.
Në shtator 2015, ata bindën Elton Xhonin se Presidenti Rus, Vladimir Putin ishte në linjë dhe donte të diskutonte për të drejtat e gejve.
I kënaqur, këngëtari britanik e postoi online telefonatën ndërsa Kremlini u detyrua të reagonte. Putini i vërtetë i telefonoi Elton John-it dhe i shprehu keqardhjen për këtë „telefonatë të djemve“, sikurse i quajti ai prankerat.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP, vetë prankerat do të thoshin:
“Sipas komenteve në internet ne kemi qenë kolonelë të FSB ose majorë, kohë më parë.”
Në fakt, mënyra se si përzgjidhen viktimat, fakti që në përgjithësi nuk ngacmojnë politikanët rusë apo se kanë akses tek numrat e telefonit të politikanëve të nivelit të lartë, kanë bërë që dyshimet se të dy ata punojnë për shërbimet sekrete ruse, të jenë të zëshme.
Institucionet qeveritare dhe kompanitë private në Spanjë gjithnjë e më shumë janë të ekspozuara ndaj sulmeve k...
Lexo më shumë...Jo vetëm këndimi, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj po e provon vetën edhe duke i sfiduar kadetët e FSK-...
Lexo më shumë...Një vit pas miratimit të ligjeve për Ushtrinë e Kosovës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka bërë nj...
Lexo më shumë...Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas kërkesës së shumicës së partive politike, ka ndryshuar datën e thirrje...
Lexo më shumë...