Dy radikalët shqiptarë Anton Zefi dhe Luigj Marku, të cilët tash janë duke u hetuar edhe nga Policia e Shqipërisë, po vazhdojnë me ofendimet e tyre ndaj myslimanëve.

Në një video të publikuar nga Insajderit shihet Luigj Markut, i cili ofendon rëndë fenë islame.

Ai u bënë thirrje myslimanëve që mos ta quajnë vetën shqiptarë por turq.

Para tri ditësh Insajderi kishte  publikuar disa video ku Anton Zefi dhe Luigj Marku, dëgjohen duke ofenduar myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptarë.

Ofendimet ndaj kosovarëve dhe shqiptarëve nga Maqedonia janë nga më të rëndat deri tek ofendimet e tilla që nëse shohin ndonjë mysliman nga Kosova dhe Maqedonia do t’i rrjepin sikur serbët.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...