Dy  shtetas shqiptarë, të cilët u shfaqën në video të publikuara nga faqja e internetit Insajderi.com duke kërcënuar dhe fyer shqiptarët myslimanë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova duke u kërkuar që ata të mos shkojnë me pushime në bregdetin shqiptar u shpallën në kërkim policor, bëri të ditur policia shqiptare.

“Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet përkatëse për të vënë para përgjegjësisë ligjore këta komentues të cilët me komentet e tyre nxisin urrejtjen dhe grindjet.

Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera janë identifikuar dy personat që kanë folur me gjuhën e urrejtjes ,” njoftoi zyra e antiterrorit në Policinë e Shtetit në Facebook.

Bëhet fjalë për Anton Zefin, 39 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe dhe Luigj Markun, 36 vjeç, banues në Kallmet Lezhë.

Të dy këta persona janë shpallur në kërkim policor pasi nga verifikimet e policisë ka rezultuar të jenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Neni 265 i Kodit Penal parashikon dënime nga 2 deri në dhjetë vjet heqje lirie.

Policia e Shtetit thekson se mbetet e angazhuar për të goditur çdo aktivitet të kundra ligjshëm dhe për siguruar një mjedis të përshtatshëm dhe të sigurtë për të gjithë shtetasit shqiptar apo të huaj që kanë zgjedhur vendin tonë për të kaluar pushimet verore.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...