Dy ditë para Shën Valentinit, Dafina Zeqiri ka vendosur të sjellë një këngë të re mjaft të këndshme!

Kënga mban titullin “Merri krejt” dhe flet për një çift që i ka dhënë fund lidhjes.

Në tekst, Dafina thotë se çifti që është ndarë ka pasur plane për të qenë përgjithmonë bashkë, megjithatë premtimin nuk e kanë mbajtur.

Tekstin dhe melodinë e këngës, artistja e ka huazuar nga projekti “Rrugaqo” i reperit Elinel, që u publikua verën e kaluar.

Në klipin e “Merri krejt”, Dafina si gjithmonë shfaqet e veshur plot stil, e gjitha me të zeza dhe flokët e kapur bisht.

Klipi i ri vjen menjëherë pas suksesit të madh që arriti me projektin “Vuj vuj vuj”, i cili numëron miliona klikime në YouTube.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...