Rikthimi i Kevin Durant në parket pas një muaji ishte një dritë shprese për skuadrën e Golden State, por që zgjati pak. Ylli i ekipit kampion luajti 12 minuta në finalen 5 të play off-it dhe më pas doli nga fusha i dëmtuar, pak sekonda pasi kishte nisur çereku i dytë. Dëmtim në Thembrën e Akilit, një lajm që ka tronditur si lojtarin ashtu dhe skuadrën. Durant realizoi 11 pikë, por këto ishin pikët e tij të fundit për këtë sezon.

Askush nuk duhet të ndihet përgjegjës për këtë dëmtim veç meje. Unë jam ai që drejtoj veprimet e skuadrës”, tha Bob Mejers, shefi i skuadrës së Golden Stjetit, njeriu që merr vendimet në këtë ekip.

Kevin ka dëmtuar tendinat dhe nuk e dimë ende sa i rëndë është ai. Do të bëjmë një rezonancë magnetike për të parë shkallën e dëmtimit”, tha Mejers.

Jam krenar për skuadrën, arriti një fitore të rëndësishme në një moment të vështirë. Diçka e jashtëzakonshme për grupin. Do të luajmë në fushën tonë ndeshjen e radhës dhe tifozët duhet të bëjnë shumë rrëmujë për të mbështetur skuadrën. Vuaj që nuk do të jem në fushë, por këtë fitore e shijova shumë”, u shpreh Durant pas dëmtimit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...