Duma ruse zgjedh Mikhail Mishustin për kryeministër të Rusisë në votim parlamentar.

Mishustin, 53 vjeç, ka punuar në Qeverinë ruse qysh në vitin 1998.

Ai ka mbajtur një profil të ulët si shef i Shërbimit Federativ të Taksave – pozitë që ka mbajtur qysh në vitin 2010.

Presidenti rus Vlladimir Putin gjatë ditë së djeshme pas dorëheqjes së kryeministrit Dimitry Medvedev, i kishte propozuar Dumës emrin e Mikhail Mishustsinit për postin e kryeministrit. Ndërsa Medvedev thuhet se dha dorëheqje pas kërkesës së Putinit për ndryshime të mëdha kushtetuese.

Të mërkurën, presidenti rus, gjatë fjalimit vjetor drejtuar kombit, bëri thirrje për ndryshime të mëdha kushtetuese, që do të rrisnin kompetencat e parlamentit, përpara përfundimit të mandatit të tij, më 2024.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...