FSHF ka ngritur një grup pune dhe kanë nisur seminaret takimet me IFAB dhe FIFA. Për këtë është shprehur edhe presidenti Duka i cili shpreson që sistemi VAR të jetë i pranishëm në Superiore dhe të mbulojë të gjitha ndeshjet e saj dhe jo vetëm disa prej tyre.

“Jemi në këtë takim për sistemin VAR, pavarësisht se ka mendime të ndryshme, ky është një vendim tashmë, një vendim për tu respektuar dhe për tu zhvilluar. Unë nuk mendoj se VAR-i do të drejtojë lojën, do të jenë përsëri arbitrat, dhe kjo është shumë e rëndësishme që arbitri ta kuptoj që arbitri mbetet ai që vendos. Teknologjia dhe sistemi VAR janë për ta ndihmuar arbitrin në vendimmarrjen e tij, por jo për të vendos në fushë. Në fushën e lojës vendos vetëm arbitri. Përgatitja e kapaciteteve njerëzore është më e rëndësishme sesa dy-tre kamera apo dy-tre pajisje që vendosin vizat për pozicionin jashtë loje. Objektivi jonë është që ta fillojmë në sezonin 2021-2022. Unë mendoj se duhet të arrijmë ta fillojmë me të gjithë kampionatin e Kategorisë Superiore në edicionin 2021-2022”, u shpreh Duka. /VipSport.al/

Loading...

Shpërndaj me

Loading...