Në listën e Duing Biznesit, vendi po shënon regres për shtatë pozicione në krahasim me renditjen e vitit të kaluar. Në atë kohë Maqedonia ishte në pozitën e dhjetë, ndërsa këtë vit është në vendin e 17-të për sa i përket të bërit biznes. Këtu bëjnë pjesë shpejtësia dhe procedurat për hapjen ose mbylljen e një kompanie, rregulloret tatimore, shpejtësia e marrjes së energjisë elektrike dhe lejeve të tjera, si dhe qasja në kredi. Në rajon më keq është Bosnja dhe Hercegovina, e cila renditet e 90-ta. Banka Botërore sqaron se këtë vit është ndryshuar metodologjia e llogaritjes, kështu që nuk duhet nxituar në konkluzionet në lidhje me rënien ose ngritjen e konkurrencës.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...