Nga data 11-14 qershor në Dubrovnik do të bahet edicioni i gjashtë i NEM, i cili do të sjellë tema interesante të rëndësishme për industrinë mediatike me theks në përmbajtjet, të cilat në vitet e fundit kanë përjetuar ndryshime të mëdha në lidhje me mënyrën si publiku e përjeton televizionin.

Me shtatë panele, tetë prezantime dhe mbi 160 kompani pjesëmarrëse që marrin pjesë në NEM, në mesin e të cilave dhe Eutelsat, Fox Networks Group, AMC Netëorks International, Comcast Technology Solutions, BBC Worldwide, Warner Bross, Global Agency, Viasat World etj, NEM është mundësia ideale për networking bashkë me pauzën për kafe dhe festat atraktive të mbrëmjes.

Ekspertë mediatik, ligjërues të njohur dhe panelistë do të mbajnë shumë diskutime dinamike, dhe në mesin e më të njohurve janë gjithsesi John Rossiter, drejtori gjeneral për Evropën Qendrore i Sony Pictures Television Networks, Katharina Behrends, drejtoreshë ekzekutive për Evropën Qendrore dhe Lindore e NBCUniversal International Networks, Pete Smith, drejtor i Antenna Internationala, Salim Mukaddam, menaxheri gjeneral dhe zv/president për Evropën Qendrore dhe Lindore nga BBC Worldwide, Daniel Reszka, zv/president për brende Youth & Emerging për CEEI, Anette Schaefer, zv/presidente e Tv Business për Evropën, Deutsche Telekom AG.

Paneli “Pay TV: Loja me përmbajtje dixhitale“, do të hapë sezonin e paneleve dhe do flasë për të ardhmen e kanaleve televizive dhe ballafaqimin me dixhitalizimin e gjithanshëm. Për botën e reklamimit do të flasë ekspert i njohur nga ajo industri dhe do të flasë për fitimet, audiencën, përmbajtjen dhe veglat e reja në botën e marketingut në panelin “Reklamimi: kur është shumë.”

“Ekziston rrezik i madh për krijimin e një baze shikuesish pa tolerancë për reklamimet. Kjo është shumë specifike në mesin e të rinjve demografikisht, përvoja e shikimit të të cilëve përqendrohet në shërbimet SVOD”, – tha Guy Bisso, drejtor për hulumtim në Ampere Analysis, në lidhje me reklamimin dhe industrinë mediatike.

Paneli “Shefa të vegjël: kërkesa të mëdha” do të mbyll ditën e dytë të NEM më 12 qershor. Gjatë mbajtjes së kampionatit botëror të futbollit në ditën e tretë NEM do të fillojë me panelin “Futboll: kush e mban çmimin kaq të lartë?”, ndërsa paneli tjetër i ditës do të jetë “A mundet produksioni lokal të bëjë dallim?” – do të përpiqet të zgjidh problemet me shikueshmërisë dhe cilësisë së përmbajtjeve dhe programeve.

“Si të prodhosh përmbajtje të mirë lokale” është një tjetër panel që lidhet me produksionin lokal, ku do të keni shansin të dëgjoni Lars Lundström, producent i një prej serive më të njohura skandinave ‘Humans’. Ditën e fundit NEN do t’ia kushtojë një teme të ndjeshme “Lufta kundër piraterisë në rajon” që do të hapë shumë pyetje për piraterinë online, si ato çfarë sanksione të domosdoshme duhen zbatuar në treg dhe çfarë mund të mësojmë nga vende të tjera.

Prezantim – histori të suksesshme të brendeve të suksesshme

Si duket suksesi? – 30 minuta në tregun tonë CEE, do të flasë Anette Schaefer zv/presidente e TV Business për Evropën në at Deutsche Telekom. “Pirat i vjetër” dhe sipërmarrës i ri Arash Pendari, drejtor dhe themelues i Vionlabs, do të bëjë një prezantim për zhvillimin e inteligjencës artificiale në industrinë e filmit dhe TV.

Håkon Moslet, producenti i Skam, gjithashtu do të ketë një prezantim interesant në lidhje me fenomenin global të kësaj serie norvegjeze për tinejxherët.
Si është modernizuar brendi National Geographic 130 vjet i vjetër? Këtë do ta shpjegojë Christian Brent, kryetar i Global Research & Audience Strategy, Fox Networks Group.

Për epokën e re televizive do të flasë Erik Yoon, drejtor i TV Business Director, dhe Gyorgyo Takacs, ekspert teknik për argëtim shtëpie, selia për Evropën Qendrore dhe Jugore, LG. Prezantimi i IBM’s do jetë si kompanitë tani po zëvendësojnë ato ekzistueset dhe ndarje teknike të pavolitshme me Aspera, produkte me shpejtësi të madhe transferimi të përmbajtjes.

Mundësi Networking

Mundësi për shanse të reja biznesi, njohje të reja dhe shkëmbime përvojash do të ndodh gjatë pauzave për kafe, të cilat janë mundësuar nga Viakom, Comcas, A1 Broadcasting dhe Turkish Aierlines. Happy Hour në terracën e Hotel Palace do të jenë me Irdetom.

Për pijet e mirëseardhjes kujdesetn NBCUniversal që së bashku me pjesëmarrësit në NEM do të shohin muzgun me pijen e mirëseardhjes ekskluzivisht në NEM rooftop.

Relaksimi i mbrëmjes me një pije dhe muzikë të mirë ditën e dytë të NEM do të mbahet në plazhin Vala të Hotel Dubrovnik Palace në organizim të Eutelsata, ndërsa festa e Fox Networks Group do të mbyllë ditën e tretë të NEM-a 2018, dhe atë në zemër të qytetit të vjetër Dubrovnik.

Shikoni axhendën e plotë në këtë link, dhe mos harroni se të gjitha lajmet lidhur me NEM mund t’i ndiqni dhe në rrjetet sociale Facebook, Twitter, Instagram dhe Linkedin.

Shpërndaj me