Dua Lipa sërish do të jetë në Prishtinë, do të performojë në parkun Germia. Për tri ditë, më 10, 11, dhe 12 gusht do të mbahet Sunny Hill Festival. Këtë lajm e ka bërë të ditur vet kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Ne Germi për tre ditë do të performojnë dhjetëra artistë.

Highlights:

Dua Lipa

Action Bronson

Stanaj

Dhe befasi të tjera 10, 11 dhe 12 Gusht – parku i qytetit Germi.”, ka shkruar ai.

Sunny Hill Foundation është organizata e bamirësisë e cila është themeluar nën patronazhin e këngëtares shqiptare Dua Lipa, në kuadër të të cilës do të mbahet edhe koncerti i saj.Kjo nuk është hera e parë që ajo mban koncert në Prishtinë.Ky fondacion menaxhohet nga babai i saj.

Shpërndaj me