Këngëtarja me bazë në Mbretëri të Bashkuar, Dua Lipa po zë vend sërish në top 10-shen e top listave amerikane. Billboard Hot 100 është tabela standarde e rekordeve të industrisë muzikore në Shtetet e Bashkuara për këngë, botuar çdo javë nga revista Billboard.

Renditja e grafikëve bazohet në shitjet, transmetimin në radio dhe internet në Shtetet e Bashkuara. Kësaj radhe kënga e Dua Lipës, “Don’t Start Now”, ka zënë vendin e tretë në top 10 të listës lëshuar nga Billboard. Kujtojmë që kohë më parë, edhe projekti “New Rules” ishte rendituar e gjashta me radhë po në listën e Billboard, në shkurt të vitit 2018, dhe vendin e 49 me këngën “IDGAF”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...