Fotografia e këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipa, po qëndron në formë grafiti në një prej shesheve kryesore të Prishtinës.

Kryeqyteti i Kosovës e ka nderuar yllin botëror, menjëherë pas aktiviteteve që ajo mbajti në Prishtinë, në kuadër të festivalit Sunny Hill.

Grafiti gjigant i Dua Lipës po qëndron në sheshin “Edit Durham”, përballë Prokurorisë së Shtetit në Prishtinë.

Dua Lipa, ditë më parë ka nënshkruar marrëveshje me Komunën e Prishtinës, ku ka dhuruar 150 mijë euro për krijimin e një akademie muzikore në Prishtinë, që do të shërbejë për talentët e rinj.

Piktura e saj në Prishtinë, është përcjellur me fotografi edhe të vet këngëtarja, e cila në rrjetin e saj Instagram, e ka shpërndarë këtë fotografi, ku ka shkruar “turned me into robo girl. Crazyyyy”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...