Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, performoi mbrëmjen e djeshme në Festivalin e këngës italiane “Sanremo 2020”.

Me interpretimin e këngës “Don’t start now”,  këngë e albumit ‘Future nostalgia’ Dua Lipa elektrizoi skenën e festivalit italian, ndërsa u duatrokit nga publiku.

Me mbi 6 miliardë shikime, albumi më i dëgjuar ndonjëherë në Spotify për një artiste femër dhe më shumë se 4 milion kopje të shitura, Dua Lipa është artistja më e re femër që ka arritur ndonjëherë 1 miliard shikime në YouTube.

Dua Lipa nuk është shqiptarja e vetme që këtë vit është ngjitur në festivalin e “Sanremos”, pasi moderatorja e mirënjohur shqiptare, Alketa Vejsiu, prezantoi natën e dytë të festivalit. Në natën e katërt ishin gjithashtu të ftuar Fiorello dhe Tiziano Ferro, Ghali, Gianna Nannini, Tony Renis dhe Coez.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...