Koronavirusi është bërë kryefjala e momentit dhe të gjithë po përpiqen të ndërgjegjësojnë njëri-tjetrin duke shpërndarë rregullat që duhet të ndiqen në këtë periudhë krize.

Mirëpo, kujt do t’i shkonte mendja se rregullat e reja i kishte vendosur më parë Dua Lipa!

Fjalët e këngës së saj “New rules” shkojnë fiks me situatën e epidemisë dhe vetë këngëtarja i ndau në llogarinë e saj në Instagram.

“Mos u shfaq.

Mos dil jashtë.

Mos fillo të shqetësohesh për mua tani.

Largohu, ti e di se si.

Mos fillo të shqetësohesh për mua tani.”- janë vargjet që po kthehen në “himnin” e Koronavirusit.

Me humor, Dua shkruan krahas postimit se nuk është ajo që i bën rregullat, por në njëfarë mënyre fjalët e saj po ndihmojnë në ndërgjegjësimin e masës.

 

View this post on Instagram

 

I don’t make the rules

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Loading...

Shpërndaj me

Loading...