Policia vitin e kaluar i ngriti kallëzim penal për shpërdorim të detyrës zyrtare, por Prokuroria për Krimit të Organizuar konstatoi se nuk ka prova për ta ndjekur. Drejtori i RTVM-së, Marjan Cvetkovski, shpëtoi nga ndjekja penale pasi MPB-ja vitin e kaluar ngriti një kallëzim kundër tij për përzgjedhjen e kompanisë “Analitika” për të matur auditoriumin e Televizionit në mënyrë elektronike. MPB-ja dyshonte se me zgjedhjen e kompanisë në tender, Cvetkovski ka lejuar të paguhen 20 mijë euro më shumë në dëm të buxhetit. Por, prokuroria vendosi ta ndërpresë procedurën kundër tij.

Nga provat e mbledhura është vërtetuar se në veprimet e të dyshuarve nuk ka elemente për veprën penale Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, e as për vepër tjetër penale për ndjekje sipas detyrës zyrtare. Pohimet e dëshmitarëve, të mbledhura me provat materiale edhe atë certifikatë nga llogaria e transaksionit që tregon se dallimi në shumën më të lartë të paguar është kthyer nga ofertuesi- thonë nga Prokuroria kundër Krimit të Organizuar.

Pasi Cvetkovski shpëtoi nga kallëzimi të Ministrisë së Brendshme, përpara tij është një sfidë e re – raporti i revizionit mbi punën e RTVM-së për vitin 2017. Revizioni shtetëror zbuloi një numër parregullsish në funksionimin e televizionit. Kështu, raporti do të dorëzohet para Komisionit Anti-Korrupsion, ndërsa të dhënat e revizionit tashmë është duke i hetuar edhe policia financiare. Në raport theksohet se Cvetkovski kishte autorizuar një udhëheqës sektori për të nënshkruar dokumente në emër të tij, prandaj revizioni dyshon se ka pasur punë të paligjshme .Përveç kësaj, në RTVM mungojnë edhe pajisje. Revizorët zbuluan se Këshilli Programor dhe Bordi Mbikëqyrës, megjithëse nuk ishin kompetent, kanë dhënë dritë jeshile që televizioni të merr kredi prej 2.2 milion euro. Deri në bankë është dorëzuar edhe plan biznesi për investimet e shërbimit publik. Kanë marrë hua, por në vend të investimit, shërbimi publik me ato para filloi të shlyejë borxhe. Revizorët në raport kanë theksuar se konkluzionet në dokument janë nën kompetencat e drejtorit Marjan Cvetkovski. Alsat tashmë ditë me radhë është përpjekur ta kontaktojë atë, por Cvetkovski as nuk paraqitet në telefonon e as nuk u përgjigjet SMS porosive.

Bojan Stojanovski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...