Drake ka ndarë së bashku me ne avionin e tij privat, që kap shifrën marramendëse prej 220 milion $.

Rapper-i Kanadez është i njohur për “dashurinë” e tij ndaj gjërave luksoze dhe të shtrenjta në jetë dhe mesa duket nuk ka kursyer aspak për blerjen e tij më të fundit.

Brenda avionit është një zonë pritje tepër luksoze, me mure ngjyrë floriri, dhe vjen e kompletuar me një dhomë gjumi, nëse Drake do të pushojë gjatë një fluturimi që do të zgjasi orë të tëra, ose thjesht për të dëfryer!

Mesa duket, Air Drake, nuk ka vetëm një dhomë private por gjithashtu një dhomë ndenjeje që është veç dhe mund të mbyllet duke mos pasur pamje nga kabina apo nga dhoma e gjumit.

Për sa i përket kabinës të avionit, janë disa ndenjëse të mbështjella me një material i cili konsiston në lëkurë ngjyrë kadife. Muret janë të tejmbushura me pasqyra të ndara midis tyre me dru.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...