Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonië së Veriut në mbledhjen e fundit solli vendimin , me të cilin Dragan Kantlarovski , do të jetë në postin e seleksionuesit të Maqedonisë për kategoritë e reja. Kanatlarovski do të drejtojë përfaqësuesen e Maqedonisë të moshës deri më 15 vjeç.

Pas 12 vite rikthehem në futbollin e Maqedonisë dhe jam i kënaqur së bashku me njerëzit nga Federata, kemi mundësi që të japim kontributin në zhvillimin e njërit ndër segmentet më të rëndësishëm të futbollit, siç është futbolli i të rinjëve dhe zhvillimi i tyre. Falenderim që drejtuesit e Federatës dhe presidenti Sejdini , kontribuan që Shtëpia e Futbollit ta ndjejë si të ishte shtëpia ime,” tha mes tjerash Kantllarovski.

Presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini, i dëshiroi mirëseardhje Dragan Kanatlarovskit në Shtëpinë e Futbollit dhe dëshiroi punë të suksesshme me kategoritë e reja.

Shtëpia e Futbollit është e hapur për velikanët e futbollit tonë , ndërsa Dragan Kanatlarovski është njëri ndër ata. Biseduam për zhvillimin e futbollit nëkategoritë e reja dhe më vjen mirë që kërkoi nga ne që të ndihmojë në këtë aspekt. Ne si federatë do ti mundësojmë kushtet më të mira për përgatitje dhe ndeshje, një gjë të cilën e bëjmë për secilën përafqësuese. I dëshirojë shumë suksese në punë, “ ka thënë Sejdini për sitin zyrtrat në FFM-së.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...