Dovizioso ka fituar garën e parë të MotoGP të zhvilluar në Katar duke lënë mbrapa Markezin dhe Rosin, të cilët kanë zënë respekltivisht vendin e dytë dhe të tretë. Ka qenë një nisje e mirë për Zarko, i cili ka ruajtur vendin e parë, i ndjekur nga dy pilotët e Honda Marquez dhe Pedrosa. Edhe Valentino Rossi është nisur mirë duke u ngjitur nga vendi i tetë tek i katërti, para se të parakalonte Pedrosa-n në xhiron e tretë dhe të merrte vendin e tretë. Në xhiron e gjashtë ka ardhur edhe parakalimi i radhës i “Doktorit”, i cili ka lënë mbrapa edhe kampionin në fuqi, Marquez. Në xhiron e 12-të ka ardhur shpërthimi i Dovizioso, i cili ka marrë vendin e dytë duke lënë mbrapa Rossi-n dhe Marquez. Në xhiron e 13-të kanë ardhur dy dalje nga pista, me Rins dhe Lorenzo që kanë mbyllur garën para kohe, ndërsa Maruqez ka rimarrë vendin e dytë duke parakaluar Dovizioso, me këtë të fundit që është kundërpërgjigjur dy xhiro më vonë. Gara ka qenë shumë e luftuar dhe Zarco nuk ka arritur të krijojë një shkëputje me ndjekësit. Kjo afërsi i ka dhënë mundësi Dovizioso-s dhe Marquez ta parakalojnë njëkohësisht Zarco, i cili është lënë mbrapa edhe nga Rossi pak kthesa më mbrapa. Kjo treshe ka krijuar një shkëputje në xhirot e fundit, të ndarë nga pak më shumë se gjysmë sekonde. Ka pasur emocione në metrat e fundit, me Marquez që ka marrë vendin e parë pak para finishit, por që e ka humbur përsëri atë duke dalë i dyti, i ndjekur nga Rossi, që ka dalë i treti, teksa Zarco, që ka kryesuar garën për pjesën më të madhe, ka dalë i teti.

Shpërndaj me