Pushimi i Kombëtareve nuk solli aspak lajme të mira për Borusian e Dortmundit, pasi Tomas Delanej u dëmtua në sfidën Irlandë-Danimarkë. Mesfushori i “verdhezinjve” pati një lëndim në gju dhe ditën e sotme janë bërë analizat e detajuara, nga ku është zbuluar edhe periudha e rikuperimit. Siç raportohet së fundmi, Delanej do të qëndrojë jashtë fushave të paktën deri në mesin e muajit janar. Danezi la fushën e lojës i dëmtuar mbrëmjen e 18 nëntorit, në sfidën që Danimarka e tij luajti ndaj Irlandës, ku pati një dëmtim në gjurin e tij të djathtë. Tashmë, trajneri Lusien Favre duhet t’i bëjë llogaritë pa mesfushorin, të paktën për këtë vit kalendarik.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...