Borusia Dortmund ka zyrtarizuar afrimin e Torgan Hazard nga Borusia Mynshegladbah. Kjo është blerja e tretë në harkun e 24 orëve për nënkampionët e Gjermanisë, pasi konfirmuan afrimin e Niko Shulzit për 25 milionë euro dhe Julian Brandt, poashtu për 25 milionë. Tani sulmuesi anësor i ka kushtuar 28 milionë euro Dortmundit dhe ka firmosur kontratë deri në vitin 2024 me verdhezinjtë, në shpinë do mbajë numrin 8.

Jam mirënjohës për 5 vitet e kaluara tek Mynshegladbahu dhe kam kujtime të bukura aty. Tani është koha ideale për të hedhur një hap tjetër në karrierën tim. Jam krenar që do të luaj për Borusia Dortmund, është një klub i madh me tifozë të mrekullueshëm”, tha Hazard në prezantimin e tij tek klubi i ri.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...