Janë quajtur ”SensHand” dhe janë dorezat e reja të inteligjencës artificiale, të afta të njohin çdo shenjë të sëmundjes së Parkinsonit, deri në shtatë vjet para se të shfaqen shenjat e sëmundjes, shkruan gazeta italiane ‘’Il Giornale’’.

Autori i kësaj teknologjie është një italian nga një grup kërkimor i Institutit Biorobotik të shkollës ”Sant’Anna” të Pizës, të udhëhequr nga Filippo Cavallo.

Funksioni i ”SensHand”, i përmendur në një artikull të publikuar në revistën shkencore ”Parkinsonism & Related Disorders”, është zbulimi, matja dhe analiza e lëvizjeve të krahut për të provuar të identifikojë çdo ”spiun” të hershëm të dridhjeve, ngurtësimit të muskujve dhe ngadalësimit të lëvizjeve.

Këto të dhëna, tipike të kësaj sëmundjeje, shfaqen qartë vetëm vite pas fillimit të procesit neurodegjenerues.

Edhe pse diagnoza e Parkinsonit është e orientuar fuqimisht në vlerësimin e simptomave motorike, interesi për simptomat jomotorike është duke u rritur ndjeshëm.

E testuar në 90 persona (30 individë të shëndetshëm, 30 me hipoksi të idiopatisë dhe 30 me Parkinson), pajisja ”SensHand” tregoi se duke kombinuar informacionin e marrë me sensorë me një test olfaktor është e mundur të identifikohen shenjat e hershme të sëmundjes./ATSH/

Loading...

Shpërndaj me

Loading...