Skuadra e Dallasit ka triumfuar 114-100 ndaj Lejkersit, ndeshje ku shkëlqeu Luka Donçiç me 27 pikë e 10 asiste. Mirëpo diferencën në këtë ndeshje e bëri stoli, nga ku u realizuan 43 pikë. Për Lejkersin u dalluan të zakonshmit Dejvis me 27 pikë dhe Xhejms me 25 pikë, por të vetëm nuk mundën të evitojnë humbjen. Fiton ekipi tjetër i Los Anxhelosit, ai I Klipersit, që mposhti 150-125 Uashingtonin, në një ndeshje spektakolare me 275 pikë të shënuara  së bashku. Leonard me 34 pikë e Xhorxh me 31 ishin lider në fushë për Klipers. Skuadra kampione e Torontos mposhti 130-110 Juta Xhazzin, duke qëndruar mes ekipeve më të mira në Lindje. Boston, falë 30 pikëve të Tatumit dhe 28 të Braunit, mposhti 113-104 Nju Jorkun, ndeshje vendosur në minutat e fundit në favor të miqve.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...