Një vajzë e vogël në Kinë, me sëmundje të rëndë, po përballet me dhimbjen dhe zhgënjimin pasi një donator i palcës së kockave hoqi dorë më minutën e fundit për bërjen e transplantit.

Vajza e vogël, Ye Yuxin nga provinca Jiangxi u diagnostikua me talasemi të rëndë, kur ishte dy muajshe.

6-vjeçarja ka marrë rregullisht gjak çdo dy javë, raportojnë mediat kineze.

Dhe një vit e gjysmë më parë familja e saj u lumtura pasi iu tha se një transplant i palcës së kockave ishte e vetmja mënyrë shërimi për sëmundjen. Megjithatë shpresat e tyre u shuan kur donatori anonim ndryshoi mendje vetëm 5 ditë para operacionit, që do i shpëtonte jetën vajzës.

Vdeoja ‘zemër-thyese’ tregon vajzën e vogël në shtratin e spitalit që shpërthen në kot kur merr vesh lajmin e hidhur.

Transfuzioni i gjakut i kushton babait yë Yuxin disa qindra juanë por ai është i vendosur për të gjetur një mënyrë për të shpëtuar vajzën.

Loading...

Shpërndaj me