Milani po bëhet gati t’i japë lamtumirën Xhixhio Danarumës, me apo pa kualifikimin në Ligën e Kampioneve. Edhe nëse “kuqezinjtë” do të arrijnë të mbyllin në vendin e katërt kampionatin e Serisë A, për ta do të jetë e pamundur që të mbajnë të gjithë yjet, pasi duhet të përmbushin detyrimet që parashikon “Fair Play Financiar” dhe bilancet e kuqezinjve janë të gjitha negative. Sipas “La Repubblica”, PSZH ka mësuar për këtë situatë dhe po mendon seriozisht që të hedhë hapin e radhës për të siguruar portierin e talentuar. Donaruma kërkohej prej kohësh nga parisienët, por Milani kishte refuzuar vazhdimisht ofertat që i vinin nga kryeqyteti francez, pavarësisht shifrave të larta të ofruara. Këtë herë, pritet që oferta të jetë prej 50-55 milionë eurosh dhe përgjigja që parisienët presin është një “po”, pasi te Milani e shohin këtë si një sakrificë të domosdoshme për të përmbushur kërkesat e UEFA-s në rregullimin e bilancit financiar. Kuqezinjtë në fakt kanë kohë deri në vitin 2021 për të balancuar të ardhurat e tyre, por nëse shesin Donarumën, mund të arrijnë më shpejt drejt kuotave “të pranueshme” të borxhit për UEFA-n e të shmangin sanksione.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...