Familja Trump është zgjeruar përsëri dhe presidenti i SHBA-së është bërë gjysh për të dhjetën herë.

Djali i tij i tretë Eric ka njoftuar se gruaja e tij ka lindur një vajzë.

“Lara Trump dhe unë jemi të kënaqur që mirëpresim Carolina Dorothy Trump në këtë botë! Tashmë ne e duam atë! ” shkroi ai në Twitter.

Lara Trump, 36-vjeç, një ish-gazetare, është një aktiviste e mirëqenies së kafshëve dhe me burrin e saj drejton fondacionin Eric Trump, i cili financon spitalet për fëmijë.

Ajo flet rregullisht në televizion duke mbrojtur politikën e vjehrrit të saj.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...