Tenisiti australian Dominik Tiem kompletoi dyshet e gjysmëfinales të turneut Master “Indian Uells në SHBA. Tiem , i cili gjendet në vendin e 8-të në listën e ATP-së, duhej të përballet me kolegun e tij nga Franca, Gael Monfills, mirëpo ky i fundit u tërhoq për shkak të lëndimit. Francezi bëri një lëvizje të madhe dhe para ndeshjes u paraqit para publikut dhe kërkoi falje për shkak se duhej të anulojë këtë përballje, ndërsa si arsye e tha se janë dhimbjet në këmbë. Diminik Tiem në gjysmëfinale do të takohet me Milosh Raoniçin, i cili me 2-0 në sete mundi tenistin serb Miomir Kecmanoviq. Në gjysmëfinalen e dytë do të përballen fituesit e sfidave Rozher Federer-Hubert Hurkac dhe Rafael Nadal – Karen Kaçanov.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...