Dënimit prej 35 vitesh me burg të Kostandin Xhuvanit, djalit të Luiza Xhuvanit i janë shtuar edhe 4 vite të tjera, nisur nga disa hetime të reja. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Gjirokastrës, pas disa verifikimeve të imtësishme nga ana e prokurorisë.

Çështja e Xhuvanit, zanafilla e së cilës nis në 2014, ka rikthyer në skenë ngjarjen e 25 prillit të po atij viti në Gjirokastër. Sipas ekspertizës, tre gëzhojat e sekuestruara në ngjarjen e Gjirokastrës kanë çuar në përfundimin se krimet janë kryer me të njejtën armë, atë të Xhuvanit. Kjo ka shtyrë gjykatën ta shtojë dënimin për të akuzuarin, duke e çuar në 39 vite burgim.

Gjithashtu, Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar me 1.5 vite burg Kujtim Budanin, ish-infermierin e Spitalit Psikiatrik në Elbasan, i akuzuar për “Falsifikim dokumentesh”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...