Portieri i Sent-Etienit, Hesse Moulin u detyrua ta ngushëllojë djalin e tij para se të dilnin në fushë dorë për dore, pasi që djaloshi ishte i mërzitur që u detyrua ta veshë fanellën e ekipit kundërshtar, skuadrës së Lionit. Të dielën, Saint-Etiene shënoi fitore me rezultat 1:0 në ndeshjen kundër Lionit, në kuadër të xhiros së nëntë të sezonit të ri të Ligue 1, duke u ngritur kështu në pozitën e 13-të në tabelën e ligës elitare të futbollit në Francë. Ndeshja ishte mjaft e komentuar për shkak se Sent-Etieni shënoi fitore vetëm në momentet e fundit, përmes golit të Robert Beriçit në minutën e 90-të, mirëpo së fundi kjo ndeshje është kthyer sërish në vëmendjen e mediave. Kjo pasi që dje në mbrëmje BeIN Sports e transmetoi një video nga tuneli i stadiumit të ndeshjes, ku djali i portierit të Sent-Etien, Hese Moulin, shihet duke shpërthyer në lot, përderisa babai i tij e ngushëllon.  Moulin e kishte veshur djalin e tij me fanellat e Lionit pasi që dëshironte të dilte përkrah tij në fushë, mirëpo djaloshi nuk kishte qenë aspak i lumtur që u detyrua ta veshë fanellën e kundërshtarëve të babait të tij.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...