Djali i madh i kryeministrit, Edi Rama, feston sot 29 vjetorin e tij të lindjes. Një fakt të tillë e ka bërë me dije vetë ai në rrjetet sociale me një shkrim dedikuar vetes.

“Lindur në këtë datë, 29 vite më parë”.

Por ajo që ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjetit është fotoja që ka shpërndarë. Ashtu si shumica e personazheve publikë, edhe Gregu nuk ka shpëtuar pa e përdorur aplikacionin FaceApp, ku vihet re ngjashmëria e jashtëzakonshme e tij me të atin kryeministër, Edi Rama.

Gregu me kryeministrin Rama nuk ndan vetëm ngjashmërinë në tipare. Së bashkua ata ndajnë talentin dhe pasionin për pikturën, ndonëse Gregu është i fokusuar te fotografia. Një vit më parë ai erdhi për publikun me një ekspozitë personale“Fidem” (Besim).

Loading...

Shpërndaj me

Loading...