Mançester Junajted ëndërron një transferim të bujshëm në merkaton e verës, ku bëhet fjalë për Antoan Griezman. Mediat angleze kanë raportuar se “Djajtë e Kuq” kanë bërë gati 90 milionë sterlina për të bindur Barcelonën që të lirojë sulmuesin.

Francezi nuk është i kënaqur në Katalonjë, ashtu si klubi i tij që nuk është i kënaqur me të dhe largimi do të ishte gjëja më e mirë për të dy palët.

Mançester Junjated e ka gati planin, madje i ka rezervuar edhe numrin në fanellë.

Sipas mediave, Grizman do të mbajë numrin 7 në shpinë, ashtu si Kristiano Ronaldo dikur në “Old Trafford”.  Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në verë, por gjasat janë reale që ky transferim mund të finalizohet.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...