Mançester Junajtid i ka dhënë në mënyrë të papritur lamtumirën pjesëmarrjes në Kupën FA, duke u eliminuar në çerekfinale përballë Vullerhemptonit dhe duke konfirmuar se ky sezon është shumë i veçantë pasi mes emrave të mëdhenj në garë ka mbetur vetëm Mançester Siti. , Vullerhemptoni përfitoi nga pasiguria e Junajtid duke dërguar dy herë topin në rrjetë brenda 6 minutash në pjesën e dytë me Himenez dhe Zhota, duke mos i dhënë kohë që të reagonte. Pas shumë përpjekjeve, Rashford dërgoi topin në rrjetë për të shkurtuar diferencën në 2-1, por ishte shumë vonë pasi goli erdhi në shtesë dhe me vërshëllimën përfundimtare, Vullerhemptoni siguroi gjysmëfinalet përkrah Uotford dhe Mançester Sitit.

 

Loading...

Shpërndaj me